Deri në formimin e Qendrës Kombëtare të COBISS-it në Tiranë, detyrat e saj i kryen Shërbimi COBISS Shqiptar, i cili është organizuar nga IZUM - UNESCO Qendra Rajonale për Sistemet e Informacionit Bibliotekar dhe Sistemet e Informacionit Kërkimor (Slloveni)
në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Detyrat e tij janë:
- planifikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me lidhjen e bibliotekave të Shqipërisë në sistemin COBISS.AL,
- sigurimi i pajisjeve kompjuterike për funksionimin e sistemit dhe shërbimeve qendrore,
- sigurimi i programit COBISS dhe i manualëve për katalogimin e përbashkët, veprimtarinë e bibliotekave lokale dhe për shërbime të tjera,
- administrimi i bazës së përbashkët të të dhënave COBIB.AL dhe sistemit COBISS.AL,
- organizimi i trajnimeve si dhe ndihma profesionale për bibliotekat dhe përdoruesit e tjerë të programit dhe shërbimeve COBISS,
- ndihma profesionale për bibliotekat në procesin e konvertimit dhe transferimit të të dhënave nga sisteme të tjera,
- kualifikimi i punëtorëve profesional të bibliotekave për bashkëpunim në katalogimin e përbashkët.