Mbrojtja e të dhënave personale
IZUM-i, si shërbim informacioni për shkencën, kulturën dhe arsimin në Slloveni, kryen shërbimet e përpunimit të të dhënave personale në emër të bibliotekave.
Bibliotekat, anëtare me të drejta të plota në sistemin COBISS.AL, si administruese të të dhënave personale janë përgjegjëse për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale në përputhje me ligjet (Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin për bibliotekat, Ligjin për veprimtarinë kërkimore dhe zhvillimore), me bazat e tjera ligjore (rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale), si dhe në pëputhje me qëllimet, për të cilat janë mbledhur, ruajtur dhe përpunuar të dhënat.
Si një zbatues i kontraktuar, IZUM-i kryen procedurat organizative e teknike, merr masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale, parandalon shkatërrimin e qëllimshëm ose të paqëllimshëm të të dhënave, ndryshimin ose humbjen e tyre, si dhe përpunimin e paautorizuar.
Të dhënat personale mund të përpunohen nga bibliotekat dhe IZUM-i, në rastet kur këtë ua kërkon natyra e punës dhe përpunimi i të dhënave personale mundësohet në mënyrë të vazhdueshme.
Për tekstin është përgjegjëse Qendra Kombëtare COBISS (QKC); për të gjitha pyetjet në lidhje me kushtet e përdorimit dhe sigurinë e të dhënave personale drejtohuni tek kjo qendër.