Repositori digjital dCOBISS
Repositori digjital - dCOBISS është aplikacion, i cili përdoret për ruajtjen e llojeve më të shpeshta të objekteve digjitale dhe administrim e përmbajtjeve digjitale. Është i disponueshëm për të gjitha bibliotekat në sistemin COBISS dhe në tërësi i integruar në modulet e tjera të sistemit COBISS. Për të shtuar përmbajtjen bibliotekarit i nevojitet së paku autorizimi për shënimin e të dhënave në modulin Koleksionet e bibliotekës. Të gjitha të dhënat e ruajtura në repositorin dCOBISS, për përdoruesit e bibliotekës janë të disponueshme në aplikacionin COBISS+. Skedarët me fotografi mund të përdoren si kopertina për regjistrimet e veçanta në COBISS+, ndërsa skedarët tekst mund të jenë të disponueshme edhe si tekst i plotë.
Repositori dCOBISS u mundëson institucioneve akademike e kërkimore ruajtjen e publikimeve me qasje të hapur të kërkuesve shkencorë dhe të dhënave të tjera për projektet, nga të cilat është financuar publikimi, për financuesit, paguesit dhe shpenzimet e publikimeve me qasje të hapur.
Disa nga funksionet më të rëndësishme të aplikacionit dCOBISS:
- shënimi i të dhënave dhe administrimi i publikimeve (versioni i publikimit, licenca e publikimit, data e publikimit, embargo);
- ruajtja e objekteve digjitale (skedarëve);
- administrimi i projekteve, financuesve dhe paguesve;
- mbështetja e sinkronizimit me repositorët lokalë;
- mbështetja e shfaqjes së kopertinave të regjistrimeve në COBISS+;
- indeksimi i përmbajtjeve tekst për nevojat e kërkimit me tekste të plota në COBISS+;
- mundësia e kërkimit në katalogun e përbashkët COBIB.AL dhe të dhënave të ruajtura në dCOBISS.