Pajisjet e rekomanduara
Kërkesat e sistemit për funksionimin normal të programit COBISS Lib dhe COBISS Cat
Për funksionimin normal të programit COBISS Lib dhe COBISS Cat ju nevojitet lidhje e qëndrueshme e internetit dhe kompjuter personal me këto karakteristika:
- Sistemi operativ:
- Windows: 64-bit, versioni Windows 10 (ose më i ri)
- macOS: macOS 10.14 Mojave (ose më i ri)
- Linux: 64-bit distribuimi me bërthamë moderne (p.sh. Ubuntu 18.04 LTS ose më i ri)
- Përmirësimet më të reja të instaluara të sigurisë për sistemin operativ
- Shfletuesi:
- Versioni më i ri i shfletuesit Firefox, Chrome, Edge ose Apple Safari
- Versioni i duhur i programit Java dhe shërbimi COBISS DGW (për disa shërbime)
Printerët, lexuesit e barkodeve, terminalët manual dhe tabelat për nënshkrim
Programi COBISS mbështet një listë të kufizuar të:
- printerëve,
- lexuesve të barkodeve,
- terminalëve manual dhe tabelave për nënshkrim.
Instalimi i aplikacionit COBISS IO
Për të përdorur pajisjet periferike (printerëve, pllakave RFID, sirtarëve të arkës etj.) në COBISS Lib, biblioteka duhet të instaloj aplikacionin COBISS IO. Ky aplikacion mundëson komunikimin midis aplikacionit COBISS Lib dhe pajisjeve periferike. Aplikacioni COBISS IO është i nevojshëm edhe për konfirmimin tatimor të faturave. Më shumë rreth shërbimit COBISS IO dhe COBISS Lib mund të lexoni në këtë link. Procedura e instalimit të aplikacionit COBISS IO dhe rregullimi i parametrave është përshkruar në udhëzimet Instalimi COBISS IO.